Evis Kushi jep lajmin me rendesi pas mbledhjes: Marreveshja mes qeverise dhe BE-se …

Pas mbledhjes se qeverise, Ministria e Arsimit, Evis Kushi beri te ditur se diten e sotme eshte miratuar marreveshje midis Bashkimit Europian dhe qeverise shqiptare per pjesemarrjen e Shqiperise ne program per kerkimin shkencor dhe inovacionin.

Kushi u shpreh se sfida jone do te jete perthithja e sa me shume fondeve nga ky program, ne raport me kontributin financiar qe qeveria shaiptare jep.

Ministrja Kushi shtoi me tej se Universitetet shqiptare po bejne nje progres te mrekullueshem ne kuader te nderkombetarizimit me bashkepunime me universitetet europiane.

Deklarata e Kushit:

“Miratuam sot marreveshjen midis  BE dhe Shqiperise per pjesemarrjen e Shqiperise ne programin e unionit, Hurricion Europe program per kerkimin shkencor dhe inovacionin. BE synon te krijoje nje zone te perbashket, treg te vetem per keto te dyja, duke nxitur bashkepunimin midis institucioneve, duke nxitur shkembimin mes tyre, levizshmerine e studiuesve. Marreveshja qe miratuam parashikon te gjitha kushtet dhe kriteret qe duhet te plotesoje Shqiperia per te marre pjese ne kete program.

Ministria e Arsimit paguan nje kontribut financiar vjetore ne menyre qe institucionet tona te kene mundesi te konkurrojne me projekte te perbashketa. Sfida jone eshte qe te mund te perthithim sa me shume fonde nga ky program, ne raport me kontributin financiar. Ne si ministri do te ofrojme te gjithe asistencen e nevojshme per te rritur kapacitetet e universiteteve per hartimin e projekteve qe te jene sa me te suksesshme.

Universitetet po bejne nje progres te mrekullueshem ne kuader te nderkombetarizimit me bashkepunime me universitetet europiane. Bashkepunimi mes tyre konstituojne edhe ne projekte te perbashketa, konferenca te perbashketa. Jam optimiste qe ndryshe nga vitet e kaluara kete here do te jene te larta ne raport me kontributin qe ne paguajme”, u shpreh Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.