Baton Haxhiu : Nuk ka lider PD. E kanë vrarë, atë e bleu dhe me pas e përdori Edi Rama….

“Nuk ka lider PD. E kanë vrarë,” tha Haxhiu. Sipas tij, Bashën e kanë vrarë analistët, por edhe Sali Berisha, Edi Rama dhe të tjerë.Në debatin e mbrëmshëm në Opinion, ai tha fillimisht se Lulzim Bashën e kanë vrarë.Edhe analisti kosovar, Baton Haxhiu e pranon se Lulzim Basha ka marrë fund.

I pyetur për faktin se Basha e ka katandisur PD-në si forcë të tretë, Baton Haxhiu tha se Basha e ka kryer misionin e tij.

“Realisht e kemi një lider të plakur, që e konsideron veten si fitues. E ka kryer misionin e tij në rrënimin e liderit që e ka mbajtur afër gjithë jetën. Misioni i tij është i përfunduar. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse PD që hyjë në garë zgjedhore.

Duhet të hyjë në garë zgjedhore. Lul Bashës nuk i takon më Partia Demokratike. Deri më tani procesi ka qenë një procedurë. Nuk mund t’i themi Lulzim Bashës që të krijojë një parti tjetër,” tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.