Basha: E kam ngritur PD-në në nivel, prandaj gjithsecili duhet të jetë krenar. Zgjedhjet përseri na i vodhën

Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura ne PD, Kryetari i opozites Lulzim Basha replikuar me deputetet Ferdinand Xhaferraj dhe Dashnor Sula per rezultatin e zgjedhjeve.

Gjate nisjes se mbledhjes Basha eshte shprehur se: “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje! Rezultati ishte shume larg pritshmerive”.

Mesohet se Xhaferraj ka thene se Basha duhet te largohet nga PD, nderkohe qe kreu i demokrateve eshte shprehur se ai nuk ka humbur asnje gare, por e kane vjeedhur.

Panorama.al ka zbardhur disa nga perplasjet e forta ne mbledhjen e Grupit te PD.

Replikat me dyer te mbyllura!

Ferdinand Xhaferri: Jam me i vjetri dhe me eksperience, skam ambicie por pergjegjesi per PD. Berisha s’eshte zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnje gare. Duhet te largohesh si kryetar!

Lulzim Basha: S’kam humb asnje gare, i kane vjeedhur.

Dashnor Sula: Cila eshte zgjidhja kryetar? Se keshtu mund te na thuash perseri. Si i jep zgjidhje? Ke pergjegjesi ti dhe ne. Nuk na beson me asnje keshtu!

Ilda Dhori: Te behen zgjedhje ne parti!

Dashnor Sula: Nese nuk shoh zgjidhje dhe me krijohet bindja qe PD do jete konkurruese reale ne zgjedhjet e ardhshme, une do e mbyll karrieren e deputetit. Mandatin se shoh si privilegj. Nese nuk ka zgjidhje ne PD, mua mos me konsideroni me per zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kritikave te deputeteve te tij dhe kerkesave per t’u larguar nga drejtimi i PD-se, Lulzim Basha i eshte pergjigjur duke thene se zgjidhja nuk eshte kjo, por bashkimi per te riorganizuar partine.

Ne te kundert, sipas Bashes partia do te bjere ne duart e Berishes qe do ta marre per t’u mbrojtur nga ‘non grata’.

“Dy rruge ka. Ose rrime bashke e bejme riorganizim ose ja dorezojme Sali Berishes. Synimi Berishes eshte ta marre PD per tu mbrojtur nga non grata. E kam ngritur me shume mund kete parti ne keto nivele qe jemi tani dhe jam i mendimit qe gjithseceili duhet ta konsideroje si sukses”, ka thene Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.