Braçe mbetet pa punë/ Ish-zv.kryeministri “del nga kontrolli”

Erion Braçe, tashmë që nuk është më zv.kryeministër, por thjeshtë në rolin e një deputeti të PS, I duket vetja I papunë, kështu që vijon të bëjë “opozitarin” në Kuvend.

Por, i “frymëzuar” shumë në rolin që po tenton t’i japë vetes kohët e fundit, duket se e ka bërë Braçen të dalë pak “jashtë kontrollit”.





Sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, për të vijuar rolin e tij të “opozitarit”, Braçe ka folur në lidhje me pandeminë e Co vid-19.

“Po silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk ka CO VID. Në këtë sallë fjalët nuk kanë vlerë për sa kohë nuk zbatohen rregullat. Çfarë morali kemi ne të flasim, kur nuk mbajmë maska dhe nuk vaksinohemi.”- tha sot Erion Braçe.

Në fakt, Braçe duket se ka harruar që Shqipëria ka një “Komitet Teknik të Ekspertëve” që vendosin për masat që zbatohen në lidhje me pandeminë e Cov id-19.

Por, nëse Braçe ka ndonjë informacion më tepër, që nuk janë ekspertët ata që vendosin, por deputetët, atëherë le ta thotë publikisht.

Kështu edhe e plotëson tamam rolin e opozitarit, edhe sqarohen qytetarët

Leave a Reply

Your email address will not be published.