Degjeneron mbledhja e PD-së/ Grida Duma: Në radhë të parë, ti mbaj përgjegjësi, pastaj …

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar vetem nje dite pasi humbi zgjedhjet e pjesshme ne 6 bashki te vendit.

Basha ka deklaruara para deputeteve se “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje”. Duke nenkuptuar keshtu presidentin qe caktoi daten ne fjale.

Po ashtu Basha ka deklaruar se rezultati i ketyre zgjedhjeve ka qene larg pritshmerive.

Nderkohe diten e neserme do te mblidhen organet e tjera te partise per te diskutuar per situaten politike.

Gjate dites se sotme, Basha eshte pyetur nga gazetaret nese do te jepte doreheqjen pas rezultateve te uleta, por ai u shprehet se “kushdo qe me kerkon te braktise betejen time, per pershpejtimin e reformimit te PD-se dhe reformes zgjedhore, do te zhgenjehet”.

Per me teper Basha deklaroi se nuk ka humbur asnjehere ne jeten e tij, por eshte bere deshmitar i mas akrave zgjedhore.

Kujtojme qe ne zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit, Partia Demokratike nuk arriti te fitoje asnje kryetar bashkie. Pese u fituan nga Partia Socialiste dhe bashkie e Shkodres u fitua nga kandidati i Shtepise se Lirise, Bardh Spahia.

Ne mbledhjen e Grupit Parlamentar  ka pasur dhe deklarata te forta qe atakonin direkt kreun demokrat Lulzim Basha.

Media ka zbardhur deklaraten e bere nga nenkryetarja e PD, Grida Duma gjate mbledhjes se grupit parlamentar.

Duma e ka cilesuar zhgenjyes rezultatin, ndersa ka theksuar se çdokush duhet te marre pergjegjesite perfshire edhe kryetarin Lulzim Basha.

‘Eshte desh perues rezultati, ne nje menyre apo nje tjeter i papritur. Pa diskutim duhet te merren vendime te rendesishme dhe pergjegjesi duke perfshire edhe kryetarin e partise’, eshte shprehur Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published.