Ndodh dhe kjo! Majlinda Angoni mendoi se kishte fituar Shkodrën organizoi festë madhështore

Partia Socialiste ishte e sigurte qe do ta merrte edhe Bashkin e Shkodres, ende pa nisur numerimi i votave. Burime nga te pranishmit transmetojne se kandidatja e PS-se qe ka ndezur festen ne Veri te Shqiperise, sapo jane mbyllur kutite. Majlinda Angoni hedh valle me ministren e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes, Edona Bilali. Mes tyre shihet edhe Benet Beci, deputeti i Partise Socialiste.

Ne sfond degjohen ritmet e kenges ‘S’ka si ne’, e kenduar nga Anxhela Peristeri, Aureli, Blerina dhe Eriku. Por oret ne vijim i shuan te qeshurat e kesaj feste te socialisteve qe ishin mbledhur bashke me skuadren e patronazhisteve, per te cilet vete kryeministri Edi Rama flet me mjaft krenari.

Fituesi doli Bardh Spahia, kandidati i koalicionit ‘Shtepia e Lirise’. Ai e kaloi Angonin me me shume se dy mije vota dhe pertej valleve, PS-ja kerkoi reflektim. Vete Sekretari i Pergjithshem i PS-se, Damian Gjiknuri tha se duhet punuar me fort ne menyre qe zgjedhjet e vitit te ardhshem t’i bindin qytetaret qe nuk i kane votuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *