I dërguari Special i SHBA: Synimi i radhës i Putin është Ballkani. Ndryshimi i kufijve do të jetë prioritet

I derguari i Shteteve te Bashkuara per Ballkanin Perendimor, Gabriel Escobar, ka thene se Perendimi nuk duhet te lejoje Rusine qe te perdore lu ften e saj ne Ukraine per te penguar perparimin e shteteve ne Ballkanin Perendimor.

“Rusia nuk eshte duke synuar interesat me te mira te ketyre shteteve. Ekonomite tuaja jane te lidhura ne Evrope. Partneret me te medhenj tregtare dhe investitoret jane ne Bashkimin Evropian. E ardhmja juaj eshte ne Evrope, si vende anetare te Bashkimit Evropian”, ka thene Escobar sipas nje deklarate te publikuar nga Ambasada amerikane ne Beograd.

Ka ende shume pune per te bere ne Ballkanin Perendimor. Pune per te integruar rajonin ne aspektin ekonomik. Pune per te gjetur kompromise dhe zgjidhje te qendrueshme per çeshtjet e pazgjidhura kufitare. Le ta shfrytezojme kete kriz e per te siguruar gjeneratat e se ardhmes ne Ballkanin Perendimor qe te jetojne ne shtetet e integruara plotesisht ne Bashkimin Evropian dhe ne nje Evrope te lire dhe ne paqe.

Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara deshirojne te jene partnere te ketij rajoni ne keto perpjekje.

“Ne duhet te sh frytezojme kete shembull per te dyfishuar perpjekjet per te arritur marreveshje kompromisi ne mes te Kosoves dhe Serbise dhe te ndalim veprime qe kercenojne stabilitetin dhe perparimin ne Bosnje-Hercegovine”.

Zyrtari amerikan ka thene se Rusia duhet te mbahet pergjegjese dhe se Perendimi duhet t’i ndihmoje Ukraines qe te lu ftoje push timin rus para se te rriten mi zorite dhe qe Evropa te destabilizohet edhe me shume.

“Veprimet e koordinuara nga aleatet dhe partneret kane rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Forcat e Ukraines jane duke ngadalesuar pushtimin dhe duke shkaktuar humbje te medha forcave ruse. Sanksionet tona kane shkeputur Rusine nga sistemi financiar global dhe ekonomia ruse do te nise te shkaterrohet”.

Su lmi i Moskes ndaj Ukraines ka nisur ne oret e para te 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdheruar “operacion special” per te çmilitarizuar Ukrainen.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemerim dhe eshte de nuar ne shume vende te botes. Shtetet e Bashkuara dhe aleatet jane pergjigjur me sanksione te ashhpra kunder Moskes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *