Këlliçi: Basha është një pseudo-kryetar hodhi para për të goditur demokratët, u turpërua në zgjedhje..

Këlliçi theksoi se Lulzim Basha u turpërua në zgjedhje, duke shtuar se dëshmoi se është një pseudo-kryetar.Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi, komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

“Basha u turpërua, dëshmoi se është pseudo-kryetar. Komisioni i Rithemelimit dhe Bardh Spahia nuk e lanë Shkodrën të bjerë në dorë të socialistëve. Këtë 13 përqind që ka marrë Basha, të jesh e bindur se nuk ka pasur triller pa shpikur për të gënjyer demokratët, që të bëhej dëm ndaj Shtëpisë së Lirisë.

Basha e kishte vendin e tretë të hipotekuar, e dinte se nuk fitonte, nuk kam parë që të hidhen para kundër demokratëve, në Rrogozhinë ka ndodhur ky fenomen. Basha ka hedhur para për të goditur demokratët”, deklaroi Këlliçi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *