Edhe dy dite/ Berisha mesazh demokratëve

Ndërsa na ndajnë vetëm edhe dy ditë nga 11 Dhjetori, kur pritet të mbahet dhe Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike, Berisha i ka drejtuar sërish sot një mesazh demoktratëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë një foto, ndërsa shkruan se qëllimi i kësaj lëvizje është për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

“Edhe dy ditë deri në Kuvendin e PD-së.

Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”-shkruan Berisha.

Kujtojmë këtu se prej muajit shtator, ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka nisur një lëvizje, për bashkimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Në kuadër të kësaj lëvizje, Berisha ka zhvilluar “Foltoren” me demokratët në pothuajse çdo qytet të vendit, ku është pritur me brohorima dhe entuziazëm të madh nga qytetarët, të cilët e shohin si shpresë për një opozitë më të fortë përballë kryeministrit Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published.