Basha e mbaroj rrugetimin e tij. Sot është dita kur deputetët e përgjegjshëm duhet të braktisin Luli Bashën….

Rezultatet i 6 marsit ishin një test me bazë të gjerë i mbështetjes që ka Berisha dhe Basha brenda PD. Sot është dita kur deputetët e përgjegjshëm duhet të braktisin Luli Bashën. Këto zgjedhje kanë vërtetuar se baza dhe votuesit e Partisë Demokratike janë kundër Lulzim Bashës.

Deri përpara kësaj prove, secili ka patur një alibi; duam fakte që baza mbështet Berishën dhe jo Bashën. Deputetë të përgjegjshëm, faktin e keni brenda, brenda kutive të votimit të 6 marsit. Brenda atyre kutive është jo vetëm mbështetja për Berishën, por edhe vullneti i atyre që ju kanë dhënë ju mandatin që mbani sot në xhep.

Për një deputet që akoma nuk është pozicionuar ka vetëm dy rrugë:

1-Të pozicionohet aty ku është vullneti i demokratëve, i cili dukshëm është kundër Bashës.

2-Të tradhtojë besimin e demokratëve dhe të shkojë pas Lul pengut.

Nuk mund të fshihet askush më pas asnjë alibie.

Të dhënat në terren tregojnë se edhe anëtarët e komisionit që kishte caktuar Basha në KQZ nuk e kanë votuar kandidatin e Bashës. Këto zgjedhje treguan se në Shqipëri nuk të bëjnë dot ambasadorët as kryetar bashkie, as deputet, kryeministër jo e jo. Prandaj, është koha që sot 38 deputetë që kanë mbetur në Grupin Parlamentar të partisë me vulë duhet t’i kërkojnë Lulzim Bashës të largohet dhe të mos mbajë më peng PD. Ta braktisin! Ta lënë vetëm!

Është edhe një person që duhet të lexojë mirë zhvillimet në Partinë Demokratike dhe të marrë vendim të shpejtë e të drejtë. Gjyqtari ose trupa gjyqësore që ka në dorë shqyrtimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 11 dhjetorit 2021

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.