Zelenski ju kundervihet te gjithve, ”Më jepni armë, jo transport, un do luftoj per popullin tim deri ne vde…

Diskutimet kanë variuar nga mbështetja e Zelenskyt dhe zyrtarëve të lartë ukrainas në një lëvizje të mundshme në perëndim të Ukrainës në Lviv deri në largimin e tyre nga vendi dhe krijimin e një qeverie të re në Poloni. Zyrtarë perëndimorë bën me dije për CNN se SHBA dhe Europa kanë diskutuar mundësinë se si mund të mbështesin një qeveri ukrainase në ekzil nëse presidenti Volodymyr Zelensky detyrohet të largohet nga vendi. Me ofertën e amerikanëve për ta nxjerrë jashtë Kievit atë, ai u tha atyre: ”Më jepni armë, jo transport”. Që nga fillimi i pushtimit rus, Zelensky ka qenë fytyra e rezistencës së ushtrisë ukrainase ndaj agre_sorit rus.

Burimi shton se diskutimet janë në fazën paraprake dhe asnjë vendim nuk është marrë, kjo për shkak dhe të rezistencës së presidentit Zelensky për të qëndruar në Ukrainë dhe për t’u përballur me rusët. Më herët u raportua se në një bazë lituaneze po stërviten rreth 70 ushtarë më elitarë britanikë, si dhe rreth 150 pjesëtarë të Navy Seals së bashku me ushtarë ukrainas.

Navy Seals, njësia speciale më elitare amerikane, erdhi në Lituani ku po stërvitet me njësinë speciale britanike SAS për të qenë gati për të shpëtuar në rast rreziku presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan britanikja Daily Mirror. Ata duket se po përgatiten për një veprim të mundshëm me rrezik të lartë në rast se rusët marrin Kievin. Mediat ruse kanë raportuar vazhdimisht në mënyrë të rreme se Zelensky ka ikur nga Kievi, ai përgjigjej çdo herë duke raportuar nga rrugët e Kievit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *