Nishani thirrje qytetarëve për të votuar ” Kete dit nuk mund te na e vjedhe asnje bir…..

Ish presidenti Bujar Nishani u ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar.





Sipas tij dita e votimit, tregon fuqine reale të secilit prej tyre.

“Të dashur miq, demokratë të Shkodrës, Durrësit, Peshkopisë, Vorës, Lushnjes e Rrogozhinës,
Ju patriotë e njerëz që vlerësoni lirinë, dinjitetin e familjes, fuqinë e individit të pavaruar nga aferat e korrupsionit, sot votoni, votoni, votoni !


Pak kohë nga koha juaj e çmuar sot, do të jetë një pasuri e madhe për ditët, muajt e kohën që vjen më pas. Dita e votimit është dita e fuqisë reale të seicilit prej nesh.
Këtë ditë dhe ato minuta që shpenzojmë për votimin janë të vetmet që askush nuk mund të na i vjedhë dot sot ! Votoni, votoni, votoni, si demonstrim i forcës së njeriut të lirë !
Të rrojë Shqipëria”, shkruan Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *