Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje sot qytetarëve : Të marrim pjesë në votime. Zoti ju bekoftë ju dhe votën tuaj të lirë!

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje sot qytetarëve të gjashtë bashkive ku po zhvillohet zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, që të marrin pjesë në votime.

“Të dashur miq! – shkruan Berisha në Fb. – Sot votohet për kryetarët e bashkive të Shkodrës, Durrësit, Lushnjës, Peshkopisë, Vorës, Rrogozhinës”. “Iu bëj thirrje të gjithë banorëve të këtyre zonave të marrin pjesë në votime. Zoti ju bekoftë ju dhe votën tuaj të lirë!”

Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, mbështesin fuqimisht në këto zgjedhje të pjesshme vendore, kandidatët e zgjedhur për herë të parë nga “primaret” ndër radhët e demokratëve në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Sondazhet tregojnë se ata do jenë fitues në shumicën e bashkive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.