Ambasadorja Yuri Kim zbret në terren, ndjek nga afër procesin në disa Qendra Votimi në Durrës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë mesditë në qytetin e Durrësit, i cili është sot në zgjedhje për kryebashkiakun e ri.

Lajmi bëhet i ditur për “Lajmet Speciale” nga gazetari Endri Lala, i cili thekson se ambasadorja Kim po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit.

Siç mëson gazetari Endri Lala nga terreni, ambasadorja Yuri Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës, nga ku ka parë nga afër procesin zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.