6 Marsi erdhi/Kryemadhi ka denoncuar, ja se si kandidatet e Bashes kan nisur te intimidojne votuesin ne menyre qe te….

Kushtet e vështirësuan pak, por u bëj thirrje që të dalin të gjithë dhe të shprehin mendimin e tyre. Vota e tyre është forcë, ishin keto fjalet qe kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Dibër, Kryemadhi, ka denoncuar deputetin e Lulzim Bashës, Xhelal Mziun, duke thënë se po intimidon votuesit edhe pse sot është heshtje zgjedhore.

“Ju vlerësoj për punën që bëni. Falenderimi i parë i shkon Zotit. Por dua të falënderoj të gjithë qytetarët që marrin pjesë në votime.

Nga informacionet e para që kam, procesi vazhdon. Është pak problem pjesëmarrja. Megjithatë mendoj se qytetarët do ta mbështesin këtë proces. Kam një apel për administratën qendrore dhe lokale, si dhe për deputetët që janë këtu, u bëj thirrje që t’i lënë qytetarët të lirë të votojnë, t’i lënë shantazhet. E gjithë administrata e Bashkisë së Kamzës kanë qenë sot këtu.

 

Edhe tani që flasim, kam një mesazh nga një deputet që bën thirrje se kë duhet të votojmë. Deputeti është i Bashës. Ai është Xhelal Mziu. Besoj se nuk do intimidohen qytetarët nga ky presion. Sot është heshtje zgjedhore që duhet respektuar. Besoj se qytetarët nuk do ndikohen nga ky presion dhe do të shkojnë te qendrat e votimit,” tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.