Vasili: Rama plaçkit votën, qeveria mekanizëm mafi*z, kush është mesuar te fitoj ne menyre te gabuar ashtu do te veproj edhe…..

Vasili theksoi se ngjarja tregon se institucioni i votës është rrënuar, duke shtuar se qeveria po plaçkit votën e se qeveria funksionon si mekanizëm mafi_oz. Kandidati i PS për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla komentoi skandalin e blerjes së votave në këtë zonë.

“Institucioni i votës është rrënuar, në vend qeveris mafia. Votat shiten e blihen nga paratë e shtetit. Në rastin konkret nuk është thjesht kandidat, por mban post. Kemi skemë kriminale, që nis nga maja. Kemi të bëjmë me mekanizëm të strukturuar në mënyrë kriminale nga Rama deri tek njerëzit poshtë, për të blerë votën dhe për të rrënuar qytetarët.

Artan Lame thoshte se nuk do bëjmë prishjet e shtëpive derisa të vijnë votimet e mbahen mend prishjet e banesave në mënyrë masive, edhe bizneset kërcënohen, hallexhinjtë tentojnë që t’i mashtrojnë. Në fund riciklohet i njëjti sistem i rrënuar, vazhdon që të blihet fukarallëku i njerëzve, që bien pre e një mekanizmi mafioz qeveritar. Rama i dha Xhaçkës tokë në Himarë, këta ndajnë Shqipërinë copa-copa e nuk ndihmojnë të varfërit”, deklaroi Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.