Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama : Me 6 Mars ta tregojmë ne se kush jemi, se ti tentove të rikthesh diktat

Berisha tha se Rama u përpoq të rehabilitonte ish-xhel_atët e regjimit komu_nist. Duke kërkuar votat për kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, Berisha tha se Shkodra do t’i japë Ramës përgjigjen shkatërrimtare në 6 mars.  Nga Shkodra ku mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi të rikthejë diktat_urën.

“Kjo fushatë për zgjedhjet vendore në Shkodër dhe 5 bashkitë e tjera, në të vërtetë pas vitit 1991-1992, ka qenë më e veccanta sepse ishte një betejë për pluralizimin e vërtetë politik. Ishte një betejë për shpëtimin e opozitës, ishte një betejë kundër një njeriu i cili faktohet me qëndrimet e tij armi_k i egër i Shkodrës dhe lirisë së shqiptarëve. Dhe ky njeri është Edi Rama. Edi Rama bëri gjithccka që t’i ndalojë kohën Shkodrës në këto 8 vite. Por përsëri dështoi. Shkodra është një mrekulli e pashoqe për shpirtin e njerëzve të saj, qytetarëve të saj, por një mrekulli e pashoqe e zotit, e natyrës.

Nuk ka një vend tjetër kund, në Ballkan, në Europë, askërkund si Shkodra, një të dytë nuk gjen. Ndaj dhe beteja me Shkodrën është betejë e humbur. Beteja e Edi Ramës i cili ishte sot përsëri këtu sepse ka humbur për shkak të problemeve psiqike që ka, nuk ka koherencë, përndryshe ai nuk do të vinte kurrë më në Shkodër, me ndërprerjen e fondeve që i ka bërë Shkodrës, me mashtrimet e mëdha, me përpjekjen e tij për të rikthyer, rehabilituar ish-xhel_atët e diktaturës komuni_ste. Edi Rama ishte sot këtu por nuk kërkoi asnjëherë ndjesë për firmën e të atit, për va_rjen e poetit në vitin 1988.

Edi Rama bëri gjithçka në këto vite të rikthejë hijet e zeza të dikt_aturës kom_uniste. Por 6 marsi është përgjigjja më shkatërrimtare e Shkodrës për përpjekjet e tij. Me 6 mars, Shkodra voton për qytetarët e saj, voton për një pranverë shprese të madhe, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë, voton për të dëshmuar mbështetjen e saj të fuqishme ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizimit në Shqipëri. Voton për të çelë dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të cilat kanë një rëndësi vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.