Zëdhënësja e Partisë Demokratike : Edi Rama nuk është ndarë kurrë nga Tom Doshi, ndonëse SHBA e ka shpallur non grata. Ata janë bashkë Doshi po….

Kryetari i PS Edi Rama dhe deputetet Tom Doshi dhe Fidel Ylli, pas nje mbledhje te grupit Parlamentar te PS, ku eshte vendosur per fundin e bojkotit parlamentar dhe pjesemarrje ne punimet e Kuvendit.
Zhupa ne emer te PD-se akuzon Ramën se nuk është ndarë asnjëherë nga Tom Doshi edhe pse ky i fundit është i shpallur non-grata nga SHBA.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një komunikim nga selia blu, ka reaguar sërish me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama nuk është ndarë kurrë nga Tom Doshi, ndonëse SHBA e ka shpallur non grata. Ata janë bashkë, Doshi komandon socialistët në Shkodër dhe emëron të inkriminuar për të blerë e vjedhur vota për Ramën.”, u shpreh Zhupa.