Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në mitingun përmbyllës tregoj se cfarë pritet të ndodh kur ‘Shtëpisë së Lirisë’ te marr….

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në mitingun përmbyllës të fushatës në Lushnje, deklaroi se vota për kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ është hapja e rrugës për zgjedhje të reja të parakohshme. ‘Më 6 mars me votën tuaj keni një shans historik për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme për Shqipërinë.

Nuk mundet që parlamenti i patronazhistëve, bandave, abuzimit dhe vjedhjeve të mëdha të vazhdojë më tutje në Tiranë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë misioni juaj, i të gjithë atyre që votojnë në 6 mars. Në të 4 anët e vendit ka vetëm një thirrje, ndryshim dhe vetëm ndryshim.

Kjo qeveri mendon më pak se çdo gjë tjetër për qytetarët, rrogat, pensionet, fermat e tyre. Ajo ka vetëm një qëllim si të grabisë pasuritë publike’, deklaroi gjatë fjalës së tij në Lushnje, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.