E papritur/ Donaldi “braktis” Beatrixin pas mesazhit te koduar qe i dha Romeo. Fle ne shtrat me …

Gjate spektaklit te se martes ne shtepine e Big Brother Vip produksioni ka zgjedhur te beje nje loje me banoret, duke futur brenda binjakun e Donaldit, Romeon, per te pare nese do e njihnin apo jo. Duket se fillimisht banoret nuk e dalluan, megjithse pas disa minutash ka qene Einxhel e para qe e vurire ndryshimin. Por ajo cfare ra ne sy mbreme ishte se Donaldi pas nje jave eshte kthyer qe te fleje ne nje krevat me Dj PM dhe jo me Beatrixin sic kishte ndodhur keto dite.

Ndekohe, mbreme gjate spektaklit, Donaldi dhe Beatrix u pyeten se si i kane perjetuar keto dite. Me fjalet qe ka thene Donaldi, eshte shprehur edhe njehere se do ta vazhdoje lidhjen me Beatrixin. Ai ka thene se do t’i le prapa te gjithe gjerat qe kane ndodhur, duke aluduar keshtu per situatat me ish te dashuren e tij, Bora Zemanin.

“Ka qene realisht shume, shume presion. E dija qe e gjithe kjo situata disfavor per mua. E dija qe deri diku do shkonte keq, por une nuk doja ta ndaloja veten time dhe nuk e ndaloj veten time. Kur e ndjej dicka dua ta bej, sepse do genjeja veten time, e nuk dua ta genjej veten time. Me erdhi keq per Trixen, sepse une e kam thene edhe kur ka qene Semi brenda qe une jam single, e kisha bere te qarte. Nuk e di se cfare kupton publiku me single. Nje mesazh, nje leter, mund te ishte bukur per publikun, por per marredhenien time qe kam pasur jashte nuk kane funksionuar asnjehere mesazhet e letrat. I bej gjerat ashtu sic i mendoj, jo ashtu sic i shohin te tjeret. Me erdhi keq per Trixen, sepse doli si gruaja qe u kap ne shtrat me nje te martuar. Une nuk e shoh keshtu dhe tani qe po e mendoj dhe po e shikoj prap, dua thjesht ta le mbrapa, dua thjesht tale teiki, dua te shikoj vetem para per veten time.”, tha Donaldi.

Pas spektaklit ajo qe eshte pare eshte se cifti nuk e ka ndare me te njejtin krevat sic kane bere ditet e fundit. Donaldi ka shkuar te flinte ne krevat me Dj PM kurse Beatrix ne krevatin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.