Sali Berisha nuk humbet asnje rast, tallet keqas me ministren Xhaka: Olta zemer mire do i ndihmoj shqiptaret duke ndertuar me shum H….

Sipas vendimit të qeverisë, Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, është investitor strategjik dhe për këtë qëllim i jepet toka. Ishte pikersith kjo gje qe Berisha nuk ngurroj te tallej me ministren. Sali Berisha në mitingun përmbyllës të fushatës në Lushnje, ka denoncuar vendimin e fundit të qeverisë së Edi Ramës, që i jep bashkëshortit të Olta Xhaçkës tokë në fshatin Gjilekë të Himarës, për të ndërtuar hotel.

‘Dua të ju lajmëroj për bëmën e fundit të kësaj qeverie. Në mbledhjen e fundit të saj, sot mendoni se vendosi të ndihmojë të varfrit, të sëmurët dhe të rinjtë në universitete?

O jo, vendosi ti japë ministres Xhaçka hektarë në Gjilekë të Himarës që bashkëshorti i saj të ndërtojë hotele luksoze. Vota për ndryshim është jetike për ju dhe shqiptarët. Çdo votë për përfaqësuesit e Ramës është votë për Fatos Tushen, për ata ministra që kanë vjedhë 450 milionë me djegësat e nuk ngopen kurrë’, – denoncoi në fjalën e tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga Lushnja

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.