Nuk i mban dot lotët/ Bujar Kapexhiu këmba këmbës me Liderin Berisha

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka marre pjese ne nje takim te Liderit Berisha ne Diber, ku ka bere thirrje te votohet kandidati i ketij te fundit.

Ai ka mbajtur edhe nje fjalim, teksa eshte perlotur kur fliste per shpalljen non grata te Berishes nga SHBA.

Ne kete fushate te gjithe bejme premtime, por ai qe ka te drejte te beje premtime, eshte vetem Premtimi sepse ai ka edhe emrin, por me siguri edhe do mbaje premtimet. Prandaj duhet votuar per Premtimin.

Doktor, une kam diçka qe e kam thene me miqte e mi dhe po e them edhe per dibranet. Ka qene e rende ajo non-grata, por meqenese une kam bere shume karikatura, po them se ka qene i padrejte qendrimi juaj qe thate fillimisht se eshte personale dhe e mbajtet personale.

Kurse batuta tjeter, per ta ndare nga PD, nuk ishte e drejte. Une them se duhej te ishte PD e para qe duhej te mbante kete qendrim.

Ne do ishim te bashkuar. Tha ambasadorja qe do hame bar, mire se nuk ishte bar i Partise se Punes dhe mund te ishte bar cilesor amerikan. Por ama duhej te ishim te gjithe bashke.

Me besoni, e kam dhimbje, me falni se jam sentimental, sepse shume miq, shume te aferm kane mbetur andej. Me falni. Pra une mendoj se duhet te lu’ftojme shume, te perpiqemi shume me te gjithe njerezit, qe te votojme premtimin.

Problemi eshte ky, sepse me keq se kaq sa eshte Shqiperia, nuk ka qene kurre. Prandaj duhet te ngrihemi te gjithe, te gjithe te bashkuar per nje gje. Te votojme per Shtepine e Lirise. Sepse kesaj radhe fitojme lirine e vertete, tha Kapexhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *