Kryetari i Parlamentit Serb, Daçiç trazon Ballkanin: Po Serbia çfarë duhet të bëjë me Kosovën?

Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç tha te merkuren se Serbia nuk duhet te ndjeke politiken e saj ne perputhje me interesat e Perendimit apo Lindjes, por ne perputhje me interesat e veta, e konfirmoi qendrimin e palekundur te Serbise ne mbeshtetje te ag’resionit rus ne Ukraine. Ai shtoi se Serbia po merrte parasysh mesazhet e Brukselit, por se ishte e detyruar te perafronte politiken e saj te jashtme me BE-ne ne menyre graduale perpara se te anetaresohej ne bllok.

“Jemi ne nje situate ku pritet te zgjedhim nje ane. Çfare po na thone ata, qe ne do te hyjme neser ne BE dhe ta harmonizojme politiken tone sot? Jo, ata thone do hyni per 10, 20 apo 30 vjet. Epo, edhe ne do te harmonizojme politiken tone te jashtme pas 5 vitesh,”– tha Daçiç.

Me tej, Daçiç kerkoi terheqjen e njohjeve te Kosoves.

“Neser do te kerkojne qe Kosova te anetaresohet ne NATO dhe me tej, te  anetaresohet ne OKB. E kujt do t’i drejtohemi ne per ndihme? Rusise! Por nese vendosim sanksione ndaj Moskes, atehere nuk do te kemi me se kujt t’i drejtohemi,”- tha kryeparlamentari serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.