Kryedemokrati Lulzim Basha ben “Trimin” para shqipetareve./ Ne jemi të vendosur ti shkojmë të vërtetës deri në fund dhe ti qi…..

Gjatë takimit me banorët e qytetit të Vorës, kryedemokrati Lulzim Basha  ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve. Basha u shpreh se kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë ndërkohë me të gjitha këto para dëmet e tërmetit do të riparoheshin.

Sipas Bashës prandaj e diela ka rëndësi, është një hap i parë për të treguar, që shqiptaret e kanë forcën, banorët e Vorës e kanë forcën për ti dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes.

 

Lulzim Basha tha se : Ajo që bëhet është kjo: e para e punës bëhet një audit. Që është një nga gjërat e para që do bëjë bashkia, është një audit. Si kanë shkuar lekët e njerëzve? Se lekët tuaja janë ato, të taksave janë. Bëhet një audit domethënë, duke nisur nga ankesat dhe denoncimet e banorëve e deri tek librat, se në shtet çdo gjë le gjurmë, siç e keni parë dhe me këtë të inceneratorëve. Këta kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë. Letrat aty janë.

Kanë dalë faktet, ju e patë javën e kaluar në komisionin e inceneratorëve, që e kryesonte Jorida Tabaku, kryetarja e komisionit, deputetja jonë, dhe i nxorri një për një të gjitha faktet. 430 mln euro! Imagjinoni çfarë mund të ishte bërë me ato! Të gjithë dëmet e tërmetit! Çfarë mund të ishte bërë me pensionet, çfarë mund të ishte bërë me familjet në nevojë! Çfarë mund të ishte bërë për fermerët! Këta kanë menduar që nuk do dalë e vërteta. Në fakt aty është! Dëshmitë e vetë ministrave të asaj kohe, në letrat e shtetit, dokumentet zyrtare, është e vërteta.

Dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë të vërtetës deri në fund, ta zbardhim dhe ti çojmë përgjegjësit para drejtësisë. Një nga një po i çojmë në SPAK. Edhe raporti përfundimtar që do të bëhet, do të shërbejë për të zbuluar, jo vetëm dëmin, se dëmi k dalë, 430 mln euro dhe shkaktarët e dëmit, por dhe ku i kanë çuar këto lekë. Po ta përmend këtë si shembull meqë më pyete: a rikuperohen dot këto vjedhjet që kanë bërë për tërmetin.

Po të ketë vullnet politik, po të keni një njeri, që se ka mendjen me mbush xhepat e vet, por e ka mendjen që paratë që i kanë marrë shqiptarëve, gjëja e parë që bën dhe që më ka treguar planin e emergjent, se planin e emergjencës do bëjë kryetari i bashkisë, është një audit, se çfarë ka ndodhur me të gjitha lekët e bashkisë, me lekët e tërmetit, me ato që folëm, që është fryrë nomenklatura e bashkisë. E paguan me taksat tuaja, paguan shumë veta, që nuk dihet çfarë pune bëjnë, ndërkohë që këtu, numri i familjeve që jetojnë në kufirin e mjerimit është dyfishuar. Njerëz që nuk paguajnë dot më shumë se një vakt në ditë. Njerëz të zhytur deri këtu në borxhe. Njerëz që jetojnë në çadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.