Deputeti Agron Shehaj, u bëri thirrje qytetarëve që në 6 mars t’i thonë jo korrupsionit të PS dhe Bashes….

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, së bashku me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, zhvilluan takime me biznese në tregun industrial të qytetit të Lushnjes.

Bano dhe Shehaj dëgjuan nga afër shqetësimet e bizneseve, të cilët gjatë qeverisjes socialiste të bashkisë janë përballur me taksa të larta apo dhe mungesë invesetimesh, ndërsa shumë qytetarë shprehën mbështetjen publike për kandidatin e shtëpisë së lirisë, për zgjedhjet e 6 marsit.

Anëtari i Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Lushnjes, Elton Bano zhvilluan takime me bizneset në tregun industrial të qytetit. Qytetarët shprehën mbështetjen publike për Elton Banon, ndërsa Agron Shehaj u bëri thirrje që të refuzojnë modelin korruptiv, Rama-Balla.

Deputeti Agron Shehaj, u bëri thirrje qytetarëve të Lushnjes, që në 6 mars të votojnë kandidatin e koalicionit të shtëpisë së lirisë, Elton Banon, duke refuzuar atë modelin korruptiv të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në datën 6 mars qytetarët do të kenë mundësi të votojnë dhe t’i thonë jo korrupsionit të PS dhe të modelit të Edi Ramës dhe Taulant Ballës e të votojnë për kandidat të pastër, për kandidatin e koalicionit të ‘Shtëpisë së Lirisë’. Është  vetmi kandidat i opozitës dhe është sidomos i vetmi që mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë takimeve me bizneset, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano deklaroi para qytetarëve, se pas 6 marsit bashkia do të jetë në shërbim të tyre, duke lehtësuar vështirësitë me të cilat përballet sektori i biznesit të vogël aktualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.