Federata PAN-Shq në SHBA, i drejtohet Ambasadës Amerikane në Tiranë: Mos ndërhyni në zgjedhje

Federata Pan Shqiptare e Amerikes Vatra ka reaguar permes nje rezolute lidhur me shqetesimet kryesore te tyre per gjendjen e rende ku ndodhet Shqiperia.

Ne rezolute, Vatra i ka shtruar kater kerkesa qeverise ne prag te zgjedhjeve te pjesshme lokale te 6 marsit.

Duke shprehur shqetesimin e tyre per kapjen e shtetit nga nje parti, mos de nimin e zyrtareve te korrptuar dhe largimin masiv te shqiptareve, Vatra ka theksuar shqetesimin e saj edhe per Ambasaden e ShBA-se ne Tirane, ku i ka kerkuar te mos nderhyje ne zgjedhjet e 6 marsit.

Delegatet e Kuvendi te Vatres jane te bindur se implementimi i ketyre kerkesave dhe sugjerimeve do te ndikonte dobishen ne nje plan afat-shkurter ne permiresimin e gjendjes jo te mire institucionale, politike dhe shoqerore qe gjendet Shqiperia sot.

FEDERATA PAN-SHSHQIPTARE E AMERIKES VATRA

KUVENDI I PERGJITHSHEM KOMBETAR

New York, 26 Shkurt 2022

Kuvendi Kombetar i Federates Pan-Shqptare te Amerikes, Vatra, sot ne Kuvendin Kombetar te saj te rradhes, te dates 26 Shkurt 2022, vendosi qe ti drejtohet opinionit publik shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove me kete rezolute:

REZOLUTE

Te prirur nga deshira e mire, qe nga viset pertej Atlantikut, te shohim nje Shqiperi solide ne zhvillim dhe prosperitet, me nje shtet te konsoliduar ne sherbim te qytetareve, me nje popull te lumtur dhe me mireqenie, shprehim me keqardhje se vendi yne ame nuk eshte ne nivelin dhe drejtimin, qe ne si shqiptaro-amerikane deshirojme qe ta shohim.

1.I kerkojme qeverise Shqiptare, gjykates, prokurorise dhe gjithe strukturave shtet-formuese, qe te ushtroje detyren e tyre ne sherbim te qytetareve, te jete garant dhe zbatues te ligjit dhe te Kushtetutes, te mos marrin ne mbrojtje por te denncoje dhe de nojne sipas ligjit zyrtaret e korrptuar, te mbrojne jeten, lirite dhe te drejtat e qytetareve.

2.Inkujarojme forcat opozitare, qe te vazhdojne me guxim procesin e filluar te riorganizimit dhe mbrojtjes te pluralizmit real, si themeli i lirise dhe demokracise. Partite dhe opozitare, me perjashtim te atyre qe mbeshtesin dhe mbeshteten nga shumica qeverisese, te bashkohen rreth partise me te madhe dhe te krijojne nje opozite te vertete per te permbushur rolin tyre si qeveri alternative, per t’u kthyer shpresen rinise dhe popullit shqiptar per realizimin e aspiratave dhe mireqenies se tyre ne Shqiperi.

3.I kerkojme institucionit te ambasades Amerikane dhe trupave te tjere diplomatike te akredituar ne Tirane, qe te evitojne nderhyjet apo perfshirjet e tyre ne jeten e partive politike, ne perzgjedhjen e kandidateve apo lidereve politike, te mos intimidoje kandidatet e partive politike dhe te mos orientojne votuesit shqiptarene prag te nje procesi votimi. Keto sjellje te evidentuara bien ne kundershtim me Konventen e Vienes, Ligjin zgjedhor dhe Kushtetuten se Shqiperise, sipas te cilave trupat diplomatike duhet te operojne.

4.Inkujarojme shoqerine civile, sindikatat dhe rinine studentore, qe te qendroje ne nivelin e pergjeqesise qytetare, te reagoje fuqishem sa here qe shkelen te drejtat e tyre apo cenohet ligji, te jene me aktive ne permbushjen e proceseve demokratike, te promovojne dhe mbeshtesin ndryshimin dhe te furnizojne politiken me elita intelektuale me integritet.

Ne delegatet e ketij Kuvendi te Vatres jemi te bindur se implementimi i ketyre kerkesave dhe sugjerimeve do te ndikonte dobishen ne nje plan afat-shkurter ne permiresimin e gjendjes jo te mire institucionale, politike dhe shoqerore qe gjendet Shqiperia sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *