Lideri historik i PD, Sali Berisha iu përgjigj Ramës : Mos guxo më të flasësh ti ANTISHQIPTAR kriminel……

Berisha tha se Rama vazhdon ende të mbrojë “Ballkanin e Hapur”, në një kohë kur Serbia s’ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.  Berisha tha se me vendimet e tij, Rama ka marrë pasaportën e zezë të antishqiptarit. Rusia, tha Berisha, ndër shekuj ka luft_uar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nga Vora ku takoi banorët e Domjes, në mbështetje të kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’, Lulzim Vrana, lideri historik i PD, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Edi Ramës i cili pak ditë më parë tha nga Uashingtoni se Rusia nuk është armiku i lirisë.

“Këto zgjedhje janë një vendim i rëndësishëm i juaji dhe ju ftoj të votoni Lulzim Vranën. Do të keni te Lulzimi një shërbëtor të përkushtuar tuajin, votën dhe besimin tuaj ai do ta shndërrojë në shërbime ndaj jush. Taksat tuaja, buxhetin e bashkisë do ta shndërrojë në investime në infrastrukturë dhe në plotësimin e nevojave tuaja.

“Përballë tij gjendet kandidati i Edi Ramës, çdo votë për Edi Ramën është absolutisht votë kundër idealeve tuaja, kundër dinjitetit tuaj, kundër karakterit tuaj. Nuk votohet një njeri që vetëm urren, një njeri i cili ka fituar pasaportën e zezë të antishqiptarit. Ka një luftë në zemër të Europës, Rusia ka sulmuar fqinjin e vet, Ukrainën. Edi Rama vazhdon akoma mbron ‘Ballkanin e Hapur’ të kryesuar tërësisht nga Serbia si vasal i Serbisë.

Serbia jo që s’ka dënuar agresionin ndaj Ukrainës, përkundrazi ka kundërshtuar pezullimin e Rusisë nga KiE, përkundrazi shprehet e hapur ndaj saj. Dhe Edi Rama që do të na thoshte ne gjatë vizitës së tij në Uashington se Rusia nuk është armiku ynë. Por nëse nuk është Rusia armiku ynë, mbi tokë nuk ka armik më të madh për ne se Rusia. E tillë ka qenë në shekuj dhe është përpjekur me pushtetin e saj që t’i bëjë çdo të zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.