E pranon Kryeministri Rama/ Projekti “Ballkani i Hapur”, drejt shpërbërjes

Presidenti i Serbise, Vuçiç, prezantoi konkluzionet e arritura ne Keshillin e Sigurise Kombetare te Serbise, lidhur me kr izen ne Ukraine.

Ne konkluzion thuhet se Serbia i jep mbeshtetje te plote integritetit territorial te Ukraines dhe se e konsideron te gabuar shkeljen e integritetit territorial te Ukraines.

Por ne konkluzione operacionet ruse nuk u quajten pu shtim i Ukraines, gje e cila eshte qendrim i vendeve evropiane.

Kryeministri Rama nuk e sheh rre’zikon qe kriza e Ukraines te zhendoset ne Ballkan.

Sa i takon Ballkanit te Hapur dhe mundesise per rishikimin e marredhenieve me Serbine pas qendrimit te saj neutral perballe ofensives ruse, Rama tha se situata do te shihet hap pas hapi ne kordinim me partneret dhe se nuk ka asnje arsye per tu ngutur ne kete drejtim.

Rama: Sa i perket Serbise, natyrisht qe eshte nje rast per ata qe nuk lene rast pa u marre me Ballkanin e Hapur qe te spekulojne perseri. Ne nuk kemi pasur ndonje mungese qartesie apo infimacioni per pozicionin e Serbise nga pikepamja e politikes se vet te jashtme kur e kemi nisur kete proces, nuk kemi pritur te su lmohet Ukraina nga Rusia qe te zbulojme lidhjet e Serbise me Rusine.

Ne informacionin paraprak qe kam marre, kemi shume gjera per te pare jo vetem ne raport me Serbine por si do zhvillohet ky proces pasi jemi ne kushtet kur nga ora ne ore, mos e dhente Zoti por mund te shohim lidershipin e zgjedhur te Ukraines demokratikisht te vr are ose te marre pe ng.

Mund te shikojme vendosjen e nje qeverie kukull atje, mund te shikojme nje vend qe kalon ne nje bote tjeter komplet duke u kontrolluar ush tarakisht. Nga ana tjeter ka filluar vendosja e sanksioneve dhe do te duhet te shikojme dinamikat si do sillen vendet e Aleances, BE, SHBA me vendet e tjera qe jane neutrale, me dy kendveshtrime.

Nuk kemi asnje arsye te ngutemi. Ballkani i Hapur nuk eshte projekt i krijimit te ndonje organizate apo organizmi nderkombetar ne rajon si nje BE e vogel, aq me pak eshte krijimi i nje Jugosllavie te re. Nuk jemi ne Ballkanin e Hapur per te perputhur miqesite, per te bere Serbine aleate te SHBA dhe per te pasur nje pozicion si ne Serbia ndaj Moskes. Ne nuk kemi ndermend ta ndryshojme qendrimin ndaj Moskes, as nuk na ka shkuar ne mend kjo gje.

Nga ana tjeter nuk jemi ketu per te kerkuar qe Serbia te beje kete. Marredheniet tona ne funksion te Ballkanit te Hapur jane marredhenie strategjike, rajonale, komplet pragmatike per te shmangur konfliktin i cili do ti bente nje de’m te papare rajonit.

Pastaj sa Rusia mund te te hyje deri ne rajonin tone dhe mund te perdore perpara sesa Serbine, Republiken Serpska ne Bosnje apo te tjera forca proruse deri afer fare, jane per tu pare, nuk kemi pse te bejme spekulime. Jane te gjitha gjera te diskutuara sot. Ballkani i Hapur eshte shume me teper sesa nje projekt lokal, Ballkani i Hapur eshte nje projekt i mbeshtetur shume fort nga SHBA dhe eshte nje projekt qe mbeshtet nga shume aleate dhe partnere, nuk e ka me ate kundershti qe kishte. Do ti diskutojme te gjitha me te gjithe, do te shikojme rruges se çfare do te bejme por per momentin nuk shoh asnje problem per tu shqetesuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.