Berisha ju ben thirrje demokrateve / Behuni bashke ta ndertojme edhe nje her PD-ne si ne 1997…..

Në 1997, ne si PD, u bëmë si parti copë, copë. I përjetshmi, Pjetër Arbnori nisi grevën e tij në makinë, dhe po shkonte drejt vdekjes. Por fatmirësisht ndërhyri Zhak Shirak dhe Helmut Kol, dhe hynë në një negociatë që qeveria nuk e mbajti kurrë.Ishin keto fjalet qe Berisha tha per menyren se si duhet bashkuar edhe nje her partia demokratike.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi me banorë, struktura dhe simpatizantë demokratë ka treguar se si u ringjall Partia Demokratike pas situatës së vitit 1997. Berisha theksoi se shqiptarët e rikthyen besimin tek PD-ja, pasi çdo veprim ishte i vërtetë. ‘Mund të jesh shumë e mund të jesh pak, por më e rëndësishmja është që të jesh i vërtetë

Ne dilnim në protestë çdo ditë. Fillimisht ishin 30 veta dhe unë mbaja një fjalim, nesër ishin 40 vite, pas 10 ditësh u bëmë 300 veta dhe më pas dolëm në bulevard, pushtuam rrugët. E kjo ndodhi se ne ishim të vërtetë. Në atë kohë OSBE-ja kishte një ambasador që e kishte kaluar jetën në grupet marksiste të Holandës, që më urrente, por në raportet e tij ai shkruante se tonin jetës politike ja jep opozita, sepse ne ishim të vërtetë, çdo veprim e bënim të vërtetë’, tha Sali Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.