Berisha: Java e betejës sonë sapo ka nisur, luf@a qe ne do sjellim nuk ka te krahasuar as me ate te Rusise….

Gjatë një takimi me gratë shkodrane, Berisha e quajti javën finale si javën e betejës së opozitës së vërtete. Ai kërkoi që të trokitet në derën e çdo qytetari për ta bindur që të votojë për kandidatin Bardh Spahia dhe kandidatët e tjerë të ‘Shtëpisë së Lirisë’ në bashkitë Shkodër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje dhe Dibër. Kur ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, në 6 bashkitë pa kryetar, lideri historik i PD Sali Berisha bëri thirrje nga Shkodra që të votohen kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Në këtë betejë roli juaj është përcaktues, mbjellja e shpresës në çdo zemër, në çdo vatër, është kushti i të gjitha kushteve për të fituar këtë betejë, për të fituar këto zgjedhje për të patur kandidat përfaqësuesin tuaj birin e Shkodrës, Bardh Spahia, një intelektual, mjek, një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i këtij qyteti. Por edhe pasardhës i një familje që mishëron qëndresën dhe vuajtjen e Shkodrës dhe shkodranëve gjatë dikta_turës komun_iste, karakterin e fortë dhe të pamposhtur që kishte i ati i tij doktor Ali Spahia.

Shohim të sigurt drejt një të ardhme të cilën ju më mirë se kushdo tjetër mund ta ndërtojë. Por kjo kërkon të trokasim në çdo derë, në çdo zemër, kërkon që ju të jeni promotorë të kësaj lëvizje, i këtij revolucioni. Shumë mund të pyesin pse e quan ky revolucion. Ky është revolucion sepse nga Shqipëria është përzënë, pothuajse, liria. Kjo liri që ekziston është fiktive. Simon Shkreli udhëtonte me dy fëmijët e tij, në kryet të detyrës konstaton një ngjarje dhe kërkon ta identifikojë, i vërsulen me tërbim sikur të mos ishte vend i lirë. Skena të tilla janë të përditshme. S’mund ta harroni kurrë kur një kryeministër dilte me hekura në Tv, imitonte një serial ki_ller që në historinë e shqiptarëve quhet Mehmet Shehu.

Një shtet që arreston 38 mijë qytetarë vetëm për faturat e dritave dhe të ujit, që nuk arrestohen as në diktatura, se janë çështje civile. Dhe nuk të arreston kush për çështje civile përveç këtij shteti që s’ka ligj dhe moral. U ndala për të theksuar se sa jetike është për ne, për të bërë gjithçka për t’u shndërruar në një shumicë gjigante në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë, në 6 mars për të votuar Bardh Spahinë dhe kandidatët e Shtëpisë së Lirisë. Regjimi nuk njeh asnjë normë. Ky revolucion është për liri dhe dinjitet njerëzor dhe në këtë revol_ucion ju do të jeni përcaktuese. Ju ftoj që kjo javë të jetë javë e betejës sonë për të bindur çdo zonjë dhe zonjushë, çdo qytetare të Shkodrës të votojë për Bardh Spahinë, për Shtëpinë e Lirisë, për të bindur ata që janë ende me mëdyshje, të mos votojnë të tretin, por të votojnë Bardh Spahinë, opozitën e vërtetë”, tha Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.