Kryeministri Rama i drejtohet Biznesit: Kjo është lajthitje. S’keni lidhje me realitetin. Jemi zotuar për …

“Kane dale me kerkesa a thua se sapo kane zbritur nga hena dhe nuk kane informacion per ngjarjet ne Toke”, iu pergjigj Kryeministri Rama, Shoqates se Biznesit, e cila gjate dites se sotme parashtroi 9 kerkesa, duke paralajmeruar edhe protesta, nese Qeveria nuk reagon.

Kryeministri tha se ne nje situate te tille, kerkesat e vendosura nga ana e kesaj shoqate i dukeshin te pakuptimta dhe sikur nuk kishin lidhje me realitetin, duke sjelle ne vemendje gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhen vendet sidomos pas lu ftes ne Ukraine.

Ka nje vale te inflacionit te shoqeruar me rritjen e cmimeve si nje pasoje e rikthimit te fuqishem te ekonomise pas mbylljes dhe shtrengimit nga pantemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonje perjashtim se nuk eshte se i kemi pare te gjitha vendet pa perjashtim qe nuk e kemi prekur cmimin e energjise. Ne te gjitha komunikimet qe kam pasur me koleget ne vigjilje te samitit dhe ne takimet ne Mynih, ceshtja themelore kane qene te energjise. Ne jemi zotuar qe do te bejme cmos per ta mbajtur nen kontroll cmimin e energjise, sidomos per familjaret dhe biznesin e vogel.

Me vjen shume keq qe nje grup perfaqesues i biznesit ka dale me kerkesa a thua se sapo kane zbritur nga hena dhe nuk kane informacion per ngjarjet ne Toke. Shpresoj te kete qene nje moment lajthitje se te dalesh sot e te kerkosh te tilla qiqra nderkohe qe nje hell i nxehte ka filluar te rrotullohet ne hijet e Europes, vetem ketu mund te beje vaki, tha Rama.

Perfaqesuesi i Dhomes se Tregtise se Tiranes, Nikolin Jaka, tha sot se nese qeveria nuk reagon, sipermarrja do te pergjigjet deri ne mbylljen e fabrikave, apo protestave masive se bashku me punonjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *