Meta pret përfaqësues të agrobiznesit. Shqetësimi për bllokimin e tregjeve nga lufta në Ukrainë, Shqiperia do te mbesin pa…

Lufta dhe tregjet e bllokuara tashme kane bere nje problem te madh per furnizimin me ushqime te tregut shqiptare dhe jo te vemet ne kete menyre presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar ditën e sotme me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.

Meta u shpreh se rritja e kostove të prodhimit, ulja e konkurrencës dhe rrudhja  e prodhimit vendas ka ndikuar negativisht në këtë sektor. Gjithashtu ai theksoi se situata është rënduar në sektorin agro-ushqimor si pasojë e bllokimit të tregjeve, për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Situata e rënduar në sektorin agro-ushqimor dhe përballja me bllokimin e pritshëm të tregjeve për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i dha tonin takimit shumë të frytshëm që pata sot me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.


Dëgjova me shumë vëmëndje shqetësimet e tyre për rritjen e kostove të prodhimit, uljen e konkurrencës dhe rrudhjen e prodhimit vendas, diskriminimin e tij të pashembullt krahasuar me importet.U angazhova për të ndërmarrë së bashku të gjitha hapat e nevojshme, për të nxitur institucionet përgjegjëse shtetërore për nxitur ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin, me synim mbështetjen e plotë të produkteve “Made in Albania” në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet europiane dhe ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *