Nishani: Fundi i Bashes eshte afer, ai do te kujtohet vetem si armiku i demokracise….

Lulzim Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë.

Njeriu që zhvleftësoi tërësisht institucionet përfaqësuese në parti, Ai që asgjësoi votën e lirë, të drejtë e të barabartë në garë, Njeriu që mohoi të drejtën e garës dhe përfaqësimit, Ai që ju mohoi gjysmës së popullsisë të votonin në zgjedhje.

Drejtuesi që nuk lejoi të garonin e fitonin drejtimin e bashkive dhe përfaqësimin në këshilla bashkiakë të qindra demokratëve, Personi që nuk njeh legjitimitetin e shumicës.

Kryetari që shet sovranitetin e forcës së vet politike dhe ‘tregton’ pluralizmin, Nuk është gjë tjetër, veçse armik i demokracisë ! Për këtë Lulzim Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *