Berisha : Un “GABOVA” kur isha ne PD , tani ka ardhur momenti qe te bejme ate cfare Europa ka frige se do e sjellim ne me …..

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, nuk ndalon duke I thirrur edhe nje her popullin e tij dhe duke u mundur ta nxjerrin nga mjerimi ku ai ka shkurar, por ai e harron se edhe ai ishte vete ne pushtet edhe me pare por ai deklaroi se vota për kandidatët e Lulzim Bashës vetëm sa dëmton opozitën, në kohën kur te tjeret tregojne se cdo gje eshte gropen.

Berisha serisht berri thirrje siç e shihni, PD mbeti 9 vite në opozitë. Shqiptarët e mbështetën opozitën. E vërteta është se njerëzit kanë sakrifikuar shumë në opozitë. Mbi ta ka rënë një qëndrim diskriminues si askund tjetër në Europë. Por siç u provua, ai që drejtonte opozitën ishte një arrë me vrimë. Arra me vrimë, siç e dini ju, as nuk hahet, as nuk mbillet. Nuk ia ka fajin asnjë njeri. Përgjegjësinë e Sali Berishës e kam njohur dhe e njoh.

Unë isha i vendosur të mos kthehem. Unë kam pasur një koncept: njeriu që qeveris për një kohë të gjatë, duhet të ketë sensin që të thotë mirupafshim. Unë isha 23 vite në pushtet dhe opozitë dhe e kam marrë atë vendim pa vështirësi. E kam marrë atë vendim për dinjitetin tim dhe të demokratëve.

Koha faktoi të kundërtën. Sot kemi një njeri, që është shndërruar në një vegël, në një peng të opozitës. Ai i lejon vetes akte pabesie. Por nuk mund t’u hedhësh gaz dhe helme atyre që të kanë votuar tre muaj më parë. Nuk mund t’i lejosh kurrë vetes të votosh në parlament borxhin. Keni parë një komision që vazhdon prej dy muajsh për djegësat? E keni parë që nga një anë bën këtë komision, nga ana tjetër voton këtë qeveri që të marrë borxh 700 milion euro? Vetëm opozita e kapur e bën këtë.

Çdo demokrat sot duhet të votojë Premtim Kryemadhin. Para se gjithash ai përfaqëson një opozitar të vërtetë. Ai përfaqëson idealet tuaja që qëndruat në opozitë dhe nuk bëtë kompromis. Kush kandidon për Lul Bravën në Durrës? Monopolisti. Çfarë opozite është kjo? Atë e caktoi Lul Brava thjesht për të dëmtuar kandidatin e Shtëpisë së Lirisë. Sepse Rama i ka dhënë logon me policë dhe gjykatës.

 

U bëj thirrje demokratëve të Dibrës: mos përdorni votën kundër të djathtës se ai nuk fiton gjë. I keni parë të gjithë sondazhet, është përtokë. Ai pollsteri e tha mbrëmë se ky çdo minutë bie poshtë e më poshtë. Njerëzit kanë moral. Nuk mund të pranojnë një gjë të shpifur. Për atë kanë Edi Ramën kundërshtar,” tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.