Yuri Kim nis lojen e saje te ” piset ” duke perdorur inceneratorët per te shtypur Ramen dhe te bej kryetar…..

Yuri Kim ka vendosur ta emërojë Lulin, kryetar të Opozitës përballë kryeministrit, duke përdorur inceneratorët. Pikërisht një nga kauzat e nxjerra nga mediat dhe një nga çështjet ku janë zhytur Rama, ministrat e tij dhe vetë Lulzim Basha me të tijet. Ku një Opozitë e tërë për shtatë vite heshti, nuk tha asgjë. Por, filloi të fliste për inceneratorët para zgjedhjeve. Ku shumë nga paratë e këtyre inceneratorëve janë përdorur për fushata elektorale. E të tjera si këto.

Luli doli me disa komisione hetimore, por të tjerat dështuan. Mori pazaret e radhës, marrëveshjet me Ramën, të cilat kuptohet ia garanton ambasadorja, Zonja Yuri Kim dhe filloi Komisioni i Inceneratorëve. Sërish duket qesharake skema, sepse Komisioni erdhi nga Lulzim Basha si zgjidhje për të tërhequr vëmendjen nga përjashtimi që i bëri ish-kryeministrit Sali Berisha, i mbyllur në zyrë, i vetmuar, pas presionit të bërë nga Ambasada e SHBA-ve, në Tiranë.

 

Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet dhe askush nuk di asgjë, nuk kanë parë, nuk mbajnë mend, mohojnë dokumente, nxjerrin të tjera në shkelje të ligjit. Të gjitha këto si një mision i ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Zonjës Yuri Kim.  Po, vërtetë një mision i saj, pasi Komisioni do të ishte mbyllur nga socialistët, të cilët pretendonin se afati mbaronte në fund të muajit janar, pasi mbaronin plot tre muaj siç e kërkonte ligji, pasi kishte filluar që nga tetori.

Por, a mund të bëhet Lulzim Basha me një Komision Inceneratorësh, i cili u tentua të mbyllej nga socialistët dhe u zgjat sërish me urdhër të ambasadores. Të gjitha këto lëvizje të Zonjës Kim janë për të bërë Lulin kryetar të Opozitës. Por, kryetar i Opozitës nuk bëhesh as duke fjetur, as duke bërë flokët me bojë dhe as duke bërë fasadë, farsë, në një Komision Hetimor ku shumë prej personave atje janë në konflikt interesi, apo të tjerë që bëjnë zhurmuesin, apo disa që janë paguar nga inceneratorët.

 

Pa folur për skenën qesharake dhe sjelljen, ku persona të fotografuar apo miq të Klodian Zotos deklarojnë publikisht se nuk kanë lidhje me të. Gjithsesi Zonja ambasadore ka bërë një zgjidhje. Ka vendosur që të ecë fort përpara, duke tentuar të bëjë Lulzim Bashën kryetar të Opozitës, dhe për këtë u përdor një Komision Hetimor. Pra, është Edi Rama që i ka bërë një shërbim.

 

Nga ana tjetër në datën 6 Mars, ka zgjedhje. Lulzim Basha i ka braktisur ato. Shkon në Itali, në Holandë, ujit tulipanët, takon kryetarë partish ish-komuniste e çdo ditë në vend që të bëjë opozitë kundër Qeverisë, bën opozitë kundër asaj që është shumica e shqiptarëve, dhe ka qëndrim të fortë ndaj Qeverisë. Që është pjesa kryesore e qënësishme e opozitës së vërtetë. Ajo që ka bërë opozitë vite në vazhdim.

Lulzim Bashës që përfaqësohet nga tradhëtitë, shitjet dhe pazaret me Edi Ramën.  Prandaj, një Komision që po i shërben ambasadores për të emëruar Lulin kryetar të Opozitës, nuk është gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm një farsë që nuk i duhet askujt dhe produkti pritet të jetë një hiç. Një hiç i dalë nga klientela dhe njerëzit e konfliktit të interesit. Nga politikanë të kapur dhe keqpërdorur nga kryeministri. Nga mazhoranca që inceneratorët, i ka një vullnet politik, që janë një aferë korruptive, që ambasadorja e SHBA-ve nuk thotë një fjalë. Por, thjeshtë dhe vetëm po i përdor për të bërë Lulin kryetar Opozite, për t’i zgjatur jetën në pushtet Edi Ramës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *