Andi Bushati: Ambasadorja Amerikane se ka me vendin ne Shqiperi, kjo eshte deklarata me e turpeshme…..

Analisti Andi Bushati, duke kujtuar 1 vjetorin e vrasjes së Klodian Rashës nga policia, ka sulmuar rëndë ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Bushati shkruan se deklarata e Ambasadës së SHBA për vrasjen e Klodian Rashës, është më e turpshmja që ka bërë ndonjëherë në këtë vend.

Ky është deklarimi më i turpshëm që ambasada USA ka bërë ndonjëherë në këtë vend. Pas protestave xhenuine të adoleshentëve për vrasjen e Klodian Rashës, një vit më parë ambasada u vu në rolin e zëdhënëses së qeverisë që ato kohë akuzonte opozitën për manifestime të dhunshme.

Pra kur policia vrau një adoleshent dhe më pas u përpoq të manipulojë ngjarjen, selia e rrugës së Elbasani ‘u kujdes’ të fajësojë ish-pushtetarët e 7 viteve më parë ‘që nuk duhet të përsërisin gabimet e së shkuarës’.

Kush e mban mend, opozita u kap po aq e befasuar nga këto protesta sa edhe qeveria, por kjo nuk e i frikësoi aspak diplomatet amerikanë të shpërndanin paturpësisht përgjegjësinë.

Kjo tregon shumë edhe për te kuptuar ‘të vërtetën’ që na thonë sot. Lajmetspeciale.info

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.