Sali Berisha: Nuk ja vë re deklaratave të guvernatores Kim, pasi e kanë kapur fort

“Qendrimet e Guvernatores Yur Kim jane te diktuara totalisht nga lobime korrptive”.  Keshtu u shpreh ish-kryeministri Berisha, i pyetur per deklaraten e djeshme te ambasadores se SHBA, deklarate e cila eshte nderhyrje ne zgjedhjet e 6 marsit.

Kim, tha Berisha, shkelmoi ne menyre vulgare Konventen e Vjenes per zgjedhjet e lira dhe te ndershme si dhe sovranitetin e vendit, ndersa shtoi se ajo po tenton te de mtoje imazhin e SHBA-se te shqiptaret.

Une besoj se Amerika ne thelbin e saj eshte ajo qe thote, deklaroi James Becker ne viziten historike. Kurse qendrimet e Guvernatores Kim, s’kane asgje te perbashket me parimet mbi te cilat ndertohet nje sistem demokratik, Kushtetuta e SHBA, Kushtetuta e Shqiperise. Jane te diktuara totalisht nga lobime korrptive. Ajo siç eshte thene edhe ne deklaraten e Komisionit, sillet teresisht si nje Sekretare Ideologjike e PS.

E kapur padiskutim nga Rama dhe George Soros. I lejon vetes te shkelmoje Konventen e Vjenes, parimet e zgjedhjeve te ndershme dhe te lira, te shkelmoje ne menyre vulgare sovranitetin e nje vendi, ne te cilin qytearet e saj duhet te vendosin me voten e lire. Nuk ka mbetur njeri ne Shqiperi qe nuk e di se ajo eshte teresisht e kapur nga narkoqeveria e Rames dhe me veprimtarine e saj, ajo me shume se me çdo gje tjeter de mton me qellim apo pa qellim imazhin e vendit te vet, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *