E bujshme nga Vangjeli: Dy çiftet Duma-Salianji dhe Tabaku-Bardhi po ulërijnë, por Basha nuk mundet

Basha me teper se perzgjedhjes se kandidateve per 6 bashkite, me teper ka menduar dhe po mendon argumentin qe do te thote pas rezultatit te 6 marsit.

Keshtu tha analisti Lorenc Vangjeli teksa shtoi se shpesh harrohet nje komponent i rendesishem i Partise Demokratikem siç eshte grupi parlamentar.

Ai shtoi se 6 marsi do te vendose edhe me cilin krah do te pozicionohet ajo pjese e grupit parlamentar qe mbetet e pavendosur.

Nderkohe, sipas Vangjelit ka dy çifte politike ne PD qe po perplasen ashper:

Ne harrojme nje komponent siç eshte grupi parlamentar i PD, qe eshte i ndare ne dy pejse te te dukshme. Njera me zotin Berisha, tjetri me zotin Basha. Por edhe nje pjese tjeter ne mes e cila do te kushtezohet nga rezultati 6 marsit.

Nese fiton zoti Berisha, ai do te kontrolloje edhe grupin parlamentar. Edhe pas dyerve te blinduara te PD-se nuk ka qetesi. Perkundrazi jane duke u rrjetizuar dy flukse per te cilat zoti Basha e ka te pamundur te nderhyje. eshte çifti Duma-Salianji nga njera ane, dhe çifti Tabaku-Bardhi te cilet jane ne nje konflikt te hapur, te drejteperdrejte dhe ulerites deri ne korridore, tha Lorenc Vangjeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.