Ambasadorja përgjigjet ashpër kandidatëve të Berishës: Çfarë mund të presin nga non-grata

“Çfare po u premtoni votuesve, kur sponsori juaj eshte caktuar non grata nga SHBA per korrupsion?”, kjo ishte pyetje me te cilen e ka nisur mengjesin e sotem ambasadorja amerikane Yur Kim duke iu drejtuar kandidateve te Berishes ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit.

Ambasadorja ka thumbuar ashper groteskun politik te kerkeses se kandidateve per nje vote nga qytetaret nga njera ane dhe “goditjen” qe ka marre nga ana tjeter per korrupsion “kreu” i tyre nga SHBA, duke e konsideruar si nje absurditet.

Kim ka zgjedhur te beje kete deklarate te fuqishme permes pyetjeve.

“Kush do t’iu zoteroje nese fitoni?”, pyet ajo, duke nenkuptuar se edhe nese ata fitojne ndonje bashki me 6 mars, do te jene pa drejtues, pasi Berisha eshte i vdekur politikisht dhe i shpallur non grata nga SHBA.

“Çfare duhet te presin shqiptaret?”, theksoi Kim ne menyre retorike, duke i dhene ne nje fare menyre pergjigje permes pyetjes, se nuk kane se çfare te presin dhe te marrin nga nje non grata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *