Bylykbashi: Lulzim Basha pazar me Edi Ramën për të asfiksuar demokracinë!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka qënë i pranishëm në prezantimin e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardian Muka në një takim me banorët e Hidrovorit, Hamallaj. Bylykbashi ka theksuar se, zgjedhjet e 6 marsit jo vetëm do sjellin fitoren e Bashkisë Durrës, por do sjellë një moment të rëndësishëm për të filluar rrëzimin e regjimit të Ramës.

 

Bylykbashi ka sulmuar edhe ish-kryetarin Lulzim Basha duke e akuzuar se në marrëveshje me Ramën po mbysnin dhe asfiksonin demokracinë dhe pluralizmin në vend. “Falemiderit që keni ardhur në këtë takim të hapjes zyrtare të fushatës. E kemi filluar këtë fushatë për zgjedhjet e 6 marsit për të fituar bashkinë e Durrësit, në këto votime që na japin shancin që pas 22 vitesh që socialistët e kanë marrë për ta grabitur deri në palc dhe më 6 mars tja kthejmë qytetarëve të Durrësit nga Ishmi deri në Rromanat. Sot kemi nderin të prezantojmë kandidatin tonë Ardian Muka si dhe kam nderin që sot të jetë me ne në këtë takim kaq entuziast edhe liderin historik të PD-së, doktor Sali Berisha.

 

Në 6 mars, me zemrën plotë dhe besim në fitore, do i japim jo vetëm Ardian Mukës që do të na përfësojë të gjithë ne, por do të jetë dhe një moment i rëndësishëm politik për të filluar rrëzimin e Ramës nga pushteti në të gjithë Shqipërinë. 6 marsi do të jetë momenti kur ne do të fillojmë të kthejmë demokracinë në shina dhe pluralizmin i cili në këto vite, në një marrëveshje okulte po mbytej po asfiksohej në një pazar me Ramën të bërë nga Lulzim Basha”, u shpreh Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.