Entuziazmi i Bashës: Po kalojmë pritshmeritë tona politike. I kam dhënë fytyrë të re njerëzore

Kryetari i Partise Demokratike, Basha deklaroi diten e sotme nga Durresi se PD eshte ne nje moment qe po kapercen vetveten. Basha tha se PD po tejkalon pjese te te shkuares per te cilat nuk i iken pergjegjesive, por merr ne zotim para shqiptareve per te ndertuar nje kulture te re politike.

Faktore ekonomik te Durresit prej 3 dekadash, as para shqiptareve qe na ndjekin. Partia Demokratike eshte nje moment ku po kapercen vetveten, po tejkalon pjese te te shkuares per te cilat nuk i iken pergjegjesive, por merr ne zotim para shqiptareve per te ndertuar nje kulture te re politike. Duke filluar me dhenien e nje dimensioni njerezor, e nje fytyre njerezore politikes.

Kjo nuk eshte thjesht shprehje, kjpo do te thote ne radhe te pare te degjosh. Te degjosh pa fund perpara se te flasesh dhe kete kemi bere, Ne takimin tone te fundit, e kemi mbajtur ne nje tjeter hotel, mu ne zemer te qytetit. Dhe ju e mbani mend fare mire qe perpos insistimit tuaj, kam insistuar une qe te degjoja dhe i kam akoma shenimet. U jam referuar mbreme, atyre shenimeve. Se per fat te keq, te pakten ne vleresimin tim deri me tani, nuk jane te ndryshme shume nga situata ne Durres tani.

Edhe Luan Hoti eshte nje njeri qe i njeh keto probleme, vetem se nuk i njeh nga takimet nje here ne 5 muaj me dhomen e tregtise, siç i zhvilojme ne, i njeh sepse eshte njeri prej jush. Eshte qytetar i Durresit, eshte familjar, eshte faktor ekonomik, eshte demokrat dhe drejtues demokrat. Modeli tjeter eshte t’i vesh gjoksin gjithçkaje ku ka mundesi dhe t’i ikesh çdo sfide. Ai eshte modeli qe ne duam ta leme prapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.