Greqia rihap çështjen e detit me Shqipërinë. Rama dhe Mitsotakis të gatshëm për të ndryshuar

Greqia ka rikthyer ne tryezen e diskutimeve çeshtjen e kufirit detar me Shqiperine.

Ka qene vete kryeministri i Greqise, Kyriakos Mitsotakis, ai qe ka hapur diskutimet per demarkacionin detar me kryeministrin Edi Rama gjate takimit te tyre te Konferencen e Sigurise ne Mynih te Gjermanise.

Burime qeveritare theksojne se Mitsotakis iu referua demarkacionit te zonave detare mes dy vendeve, ndersa shtoi se dergimi i çeshtjes ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, ashtu siç kane rene dakord te dyja palet, do te konsolidoje me tej marredheniet e fqinjesise se mire. Por jo vetem, pasi do te ndikoje edhe tek bashkepunimi ne rajon.

Shqiperia dhe Greqia rane dakord qe ta dergojne marreveshjen per ndarjen e zonave Eksluzive Ekonomike ne Hage. Kjo marreveshje eshte cilesuar edhe si nje mesazh per Ankarane zyrtare, qe te gjitha ndasite per Detin, te shkojne ne Gjykatat Nderkombetare, dhe se Greqia eshte nje shtet qe e ka gjetur “gjuhen” e mirekuptimit me te gjitha vendet e rajonit perveç Turqise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *