Basha zgjohet në mesditë harron te laj fetyren dhe nis e prezanton para te gjithve programin e tij me “BARCALETA”, ‘bashkëshortin e nuses’….

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, pasi është zgjuar në mesditë është kujtuar edhe për fushatën elektorale të 6 marsit, duke dalë në terren për të prezantuar kandidatët e tij.

Paraditen e sotme, Basha ishte i pranishëm në Durrës, ku ka prezantuar Luan Hotin, duke e cilësuar si kryetarin e ri të bashkisë.

Por për shumë qytetarë, jo vetëm durrsakë, kandidati i Bashës në Durrës, Luan Hoti do mbahet mend për gafat që ka lënë në daljet e tij para kamerave, ku e fundit ishte edhe ‘fëmijët e nese së bashkëshorit’ apo ‘bashkëshorti i nuse’.

 

Bashkë me kryetarin e ri të Bashkise së Durrësit, Luan Hoti diskutuam me drejtuesit e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit për sfidat dhe potencialet e jashtëzakonshme të këtij qyteti të mrekullueshëm. Dialogu me qytetarët dhe faktorët ekonomikë është modeli i politikës sonë me fytyrë njerëzore, që dëgjon dhe shërben me qytetari, larg konfliktit, baltosjes dhe gjuhës përçarëse.

Kandidati i Partia Demokratike e Shqipërisë për Durrësin është shembulli më i mirë i kësaj kulture politike, që përmes vlerave dhe shpirtit sipërmarrës, do shërbejë me integritet për të garantuar normalitetin e munguar dhe një zhvillim gjithëpërfshirës të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *