Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi : Ambasadorja Amerikane nuk e di cfare do, nje her keshtu nje her ashtu per vendimin per Meten….

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin Ilir Meta dhe qëndrimin e ambasadës së SHBA në vendin tonë.

Ambasada e SHBA reagoi pas vendimit për presidentin Ilir Meta, i cili do të vazhdojë ushtrimin e detyrës si kryetar shteti, duke vlerësuar Kushtetuesen për integritetin e treguar. Muçi tha se ishte çuditur nga ky qëndrim i ambasadës amerikane, të cilët kishin ripostuar në faqen e tyre vendimin e GJK.

“Kjo që ndodhi me presidentin më ngjason me atë që ndodhi me Reformën në Drejtësi, me pasoja shpesh të pariparueshme, u cenua në thelb sistemi i drejtësisë përmes kësaj reforme. Më çuditi qëndrimi i ambasadës, bile që ditën e djeshme kur u ripërsërit dekreti i presidentin në faqen e ambasadës. Unë kam besim që Gjykata Kushtetuese, pavarësisht se ndodhet në një situatë jo të favorshme, qëkur Parlamenti i dërgon një raport pa materie, mendo në çfarë gjendje ndodhet GJK, një Parlament me 100 e ca deputetë, sa e kanë votuar, i çojnë një raport pa materie.

Dhe me të drejtë ambasada amerikane e ka mbështetur qëndrimin e GJK, por në vlerësimin tim sikurse janë shumë qëndrime të presidentit ku mund të mbështetesh, unë u dekretova për në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk përshëndeti…Unë e dija nga situata që mund të largohesha, por sa kohë kishim një vendimmarrje, në respekt të institucioneve shqiptare, duhet të ndodhte, sepse në një farë mënyre paralajmëroi largimin tim. Por, sot është për t’u vlerësuar ambasada amerikane”, u shpreh Muçi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.