Këlliçi: Kuvendi i 11 dhjetorit do të jetë ditëlindja e dytë e PD

Ish kryeministri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar homazhe pranë shtatores së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

Pjesëmarrës në këtë takim, deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij ka falënderuar studentët që morën pjesë në lëvizjen studentore para 30 viteve dhe njëkohësisht studentët aktualë që ishin pjesëmarrës në këtë takim. Deputeti theksoi faktin se të rinjtë e PD janë edhe themeli i Partisë Demokratike.

Ai shtoi se 11 dhjetori do të jetë ditëlindja e dytë e PD.

“Një nga tiparet që i ka munguar këto vite PD, kanë qenë takimet emocionale. Ky është takimi im i 6-të që unë kam marrë pjesë, por është ndër takimet me emocionuese dhe të bukura. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata studentë që sot jetojnë dhe punojnë, por që fatkeqësisht nuk e realizuan dot idealin e Shqipërisë si e gjithë Europa”

Falënderoj edhe studentet që janë këtu, sepse vijoijnë të ndjekin të njëjtën endërr. Kjo prezencë tregon se PD po ringrihet. 11 dhjetori do shënojë ditëlindjen e dytë të PD.

Ne kemi parë vetëm para pak ditësh foltoren e organizuar në SHBA, ku kishte te rinj që jetonin atje, por ju qante zemra për Shqipërinë dhe ende kishin shpresë për Shqipërinë si e gjithë Europa”, është shprehur Këlliçi

Leave a Reply

Your email address will not be published.