Prof. Fuga i përvishet Bardhit: O të mjerë demokratë, në duart e kujt keni rënë. Ulni qepenat

“Ne jemi ne nje moment transformimi… Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test per PD…”, deklaroi nje dite me pare ne nje emision televiziv Gazment Bardhi.

Lidhur me deklaraten ka reaguar kete te Marte akademiku Artan Fuga, i cili thote se eshte “baraz sikur t’i kene shitur votat qysh ne tavoline”.

“O te mjeret militante dhe zgjedhes demokrate ne duart e kujt ka rene”, shprehet Fuga.

Reagimi

Ne nje postim ne rrjetin social FB, Artan Fuga shkruan:

Ne rikonstrukturim!!!

Qemaneja e dyte i ish partise demokratike te para 25 prillit dhe te perpara 11 dhe 18 dhjetorit, shoh qe paska deklaruar se zgjedhjet per pushtetin lokal ne gjashte bashki ne 6 mars nuk jane nje test per ate pjese te ish partise demokratike! Kjo meqe partia demokratike qenka ne faze strukturimi dhe krize.

Nuk di çfare te besh te qash apo te qeshesh. Cfare fatkeqesie!!!

Keto deklarata jane baraz sikur t’i kene shitur votat qysh ne tavoline! U thone demokrateve : Kot vini o na ive ne zgjedhjeve, kot votoni!

Cfare mentalitet de’shtimi, çfare dorezimi pa kushte, çfare qaramanlliku, çfare dembelizmi politik, çfare kenaqesie me kolltukun e falur te deputetit, çfare psikologjie prej sherbetori i pushtetit, çfare cnizmi, çfare tall jeje me elektoratin opozitar ne kete deklarate !!!

Po mire, po nuk eshte kjo gjendje pasoje e evoluimit desshtak te partise demokratike qe nuk merret mundimi as te analizohet! Po vetem duke treguar anekdota te vjetra neper salla!

Po mire, po as guximin per t’u mat sa demokrate do te te votojne si burokrat partie ne krahasim me ata qe do te votojne Levizjen per Rithemelimin e Partise demokratike?

As kete nuk e pranon si sfide?

Po mire, po as sfiden per te mbledhur aq demokrate votues ne te dy pjeset e germadhes te pakten sa kane qene vite me pare?

Kot thashe “Ne rikonstrukturim”, me shume i ngjan nje lokali gjysme te shkateruar me qepena mbyllur ku shkruhet “Lokali shitet”!

Ose nje stoku brrekesh ne shitje ku shkruhet “Likujdim total i mallit”!

Varni nje tabele ne qepenat e mbyllur: “Opozita shitet, malli likujdohet me çmim te ulur! ”

O te mje’ret militante dhe zgjedhes demokrate ne duart e kujt ka rene!

Leave a Reply

Your email address will not be published.