“Berisha deputet, eshte kostum pakuptim”/Grida Duma: Berisha ne kete faze te politikes duhej te ishte terhequr

Deputetja e Partise Demokratike, Grida Duma ka komentuar situaten politike brenda dhe aksionin politik te Berishes per te rimarre drejtimin e PD. Duma shprehet se Berisha ne kete faze te politikes duhej te ishte terhequr dhe se nuk e kupton se cfare do te thote Sali Berisha deputet dhe se ka pare habi te kthimi i Berishes ne nje pozicion te tille pas 30 viteve si lider.

Deklarata e Dumes:

“Ne te vertete nuk e kuptoj cfare do te thote Sali Berisha deputet, eshte kostum pa kuptim. Une shoh njerin qe ka 30 vjet lider dhe pastaj ta shoh qe t’ia jape fjalen Lindita Nikolla dhe t’ia nderprese, i shkon deputeteve normale qe po ndertojne karrieren. Ky rikthim te me i vogel sec je me duket habi. Une besoj qe Berisha nuk di te jetoje pa politiken. I ka hapur nje lufte perfaqesise se SHBA, personale. Te thuash nuk do shkele ambasadorja amerikane ne zyren time pa kerkuar falje, jam e sigurt qe ne nje moment tjeter nuk do t’i bente. Nuk mendoj se Berisha kerkoi te ishte deputet per ceshtje frike.”, u shpreh deputetja e PD, Grida Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *