Deputetët votuan në rresht si “dele” zgjatjen e Vettingut, por nuk e dinë se për çfarë ngritën kartonin dhe se ato po shkojn…

Kuvendi votoi në seancën e fundit me 118 vota pro ndryshimin e kushtetutës për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Në radhë sipas urdhërit të Ramës dhe Bashës deputetët ngritën kartonin për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë. Por sot të pyetur nga Syri TV, disa prej deputetëve të grupit të Lulzim Bashës por edhe ata të mazhorancës as nuk e dinin se çfarë efektesh parashikonte ky ndryshim Kushtetues, e për më tepër as nuk e kishin lexuar propozimin.

Në datë 10 shkurt, deputetët e Lulzim Bashës bashkuan votat me maxhorancën, për të miratuar zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut në Drejtësi.  Ndonëse, ngritën kartonin në rresht për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë, shumë prej deputetëve, nuk kanë informacion se çfarë efektesh parashikon ky  ndryshim.

Disa prej deputetëve votues,  u testuan me pyetjen se a u kanë dhënë imunitet prokurorëve të SPAK-ut, dhe kanë paragjykuar ata të shkallës së parë apo rrethe, të cilës iu përgjigjën… Fadil Nasufi-Deputet i PS: Ky është një proces i domosdoshëm përderisa kryen funksione që të përmbyllet Reforma në Drejtësi, patjetër. Nuk futem në detaje, rëndësi ka që është një ndryshim Kushtetues që i shërben Reformës në Drejtësi.

Xhelal Mziu-Deputet i PD: Besoj që zgjatja e afatit do ta përshpejtojë sistemin e drejtësisë. Besoj që ajo agjendë që kanë patur deri në këtë moment është edhe kjo zgjatja e afatit të tyre. Xhemal Qefaliaj-Deputet i PS: Absolutisht jo, po vazhdohet ajo që është nisur Reforma në Drejtësi. Është mendimi juaj.

Petro Koçi-Deputet i PS: Përderisa një pjesë e një sistemi të drejtësisë është vetuar, është e padrejtë që pjesa tjetër të mos kalonte në atë shqyrtimin kalimtar.

Disa prej tyre, madje nuk kishin lexuar propozimin. Për deputetin e Lulzim Bashës, Xhelal Mziu, kjo as nuk ka rëndësi, e rëndësishme është t’i japësh dritën e gjelbër Vettingut.

Xhelal Mziu, Deputet i PD: E rëndësishme është që është bërë zgjatja e afatit.  Megjithatë, kishte edhe deputetë, të cilët kishin lexuar propozimin, dhe  kanë votuar për zgjatjen e afatave të Vettingut, të informuar për efektet e ndryshimeve kushtetuese.

Arben Pëllumbi, deputet i PS: Nuk shikoj ndonjë lidhje mes zgjatjes së organeve të Vettingut dhe prokurorëve të SPAK secili është në detyrën e vet. Organet e Vetting duhet të kishin një zgjatje të afateve të tyre, sepse akoma një numër i madh magjistratësh është akoma i pavetuar, kështu që ky ishte qëllimi që ne menduam të bëjmë një zgjatje të organeve të Vettingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *