Basha bën thirrje per te gjith Shqiptaret : “Koha na dha të drejtë” Të bashkojmë shpresat për një të ardhme më të mirë këtu! Ti largojmë këto kur…..

Partia Demokratike në bashkëpunim me KAS, zhvilluan diten e sotme një takim me ekspertë për Reformën Territoriale.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se  kjo tryezë është një fillim i mbarë duke bërë thirrje për reflektim dhe me besim të madh duke bashkuar shpresat e shqiptarëve për një jetë më të mirë këtu.

Basha tha se PD dhe ai pret me padurim ecjen perpara të këtij procesi.

“Koha na ka dhënë të drejtë. Ndaj një thirrje për reflektim dhe me besim të madh se duke bashkuar shpresat e  shqiptarëve për një jetë më të mirë këtu, jam i bindur se kjo tryezë  e parë është një fillim i mbarë. Koha nuk pret dhe prandaj PD mbështet ecjen përpara të këtij procesi në të gjithë hapësirën publike, jo vetëm në atë parlamentare por kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim e këtu në qendër  ku pasojat e centralizimit janë më të dhimbshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.