Bylykbashi jep detaje: Basha e zgjodhi Gridën që të merrte vota, por ju u treguat të zgjuar

Deputeti i Partise Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur per zgjedhjet e pjesshme lokale, konkretisht per ato te Durresit, ku do te kandidoje Ardian Muka, si kandidat i “Shtepise se Lirise”.

Bylykbashi tha se Muka eshte kandidati me i mire qe ka patur PD ne Durres, ndersa shpjegoi edhe si kandidatura e Grida Dumes ne vitin 2015 ishte e imponuar nga Basha dhe jo nje deshire e anetaresise, çka solli humbje mjaft te rende.

Zoti Ardian Muka eshte nje kandidat qe per here te pare PD pati mundesine ta nxjerre me voten e saj. Nje nga elementet e rendesishme qe futem per te demokratizuar partine, ishte vendosja e primareve.

Zoti Muka eshte perzgjedhur nga vota e qytetareve me nje mazhorance te gjere.

Ne te shkuaren zoti Basha ka imponuar kandidatet, ne momentin e fundit, duke i çuditur te gjithe. Ishte vendimarrje qe nuk pati lidhje me konsultat e bera me anetaresine, thjesht donte te kishte ate kandidate (G. Dumen).

Durrsaket qene te zgjuar, e treguan me vote. Ne patem nje humbje te rende, me 13 mije vota. Nuk kishte ndodhur te kishim ate humbje. U perceptua nga partia si zgjedhje e Bashes.

Ndersa zoti Muka eshte zgjedhje e anetareve. Muka eshte kandidatura me e mire qe ka patur PD dhe opozita. Aleatet e kane bere te qarte qe mbeshtesin zotin Muka, tha Bylykbashi.

Bylykbashi foli edhe per Vangjush Dakon dhe rolin e tij ne zgjedhje.

Vangjush Dako ka qene rreshteri i Rames ne Durres. Mund te kete qene i zoti per te fituar zgjedhje me shitbblerje te votes dhe perdorimin e shtetit, ne koalicion me kr imin. Te gjithe aspektet, pra te gjithe piktura qe krijuat, jane arsyeja perse qytetaret duan ndryshimin e Durresit.

Dako ka patur pjesen me te gjate dhe me shka terruese per qytetin, por jo thjesht me vendime te gabuara sepse ashtu mendonte, por te qellimshme per ta deggraduar qytetin. Ardian Muka eshte antipodi i kesaj figure. eshte nje çun Durrsak, tha nder te tjera Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.